
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për mbështetje të revoltës së të rinjve.
Përmes një mesazhi, Bardhi fton qytetarët që t’i bashkohen protestës ditën e shtunë, më 24 tetor, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.
“Shqipëria në shesh me studentët! Në mbështetje të revoltës rinore!”, shkruan Bardhi në thirrjen e tij.
