Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Ahmetaj, Veliaj, Balluku dhe Meta, Rama flet për përplasjet me drejtësinë: Për këtë të fundit ndjej keqardhje

Lajme E premte, 11 Shtator 2026 21:55
Nga Ahmetaj, Veliaj, Balluku dhe Meta, Rama flet për përplasjet me drejtësinë: Për këtë të fundit ndjej keqardhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Flasim Shqip”, foli për proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve dhe ministrave të kabinetit të tij, duke u ndalur te rastet e Arben Ahmetajt, Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe Ilir Metës. I pyetur për vendimin për të emëruar Arben Ahmetajn zëvendëskryeministër edhe kur ndaj tij kishte akuza për çështjen e inceneratorëve, Rama tha se akuzat nuk i përdor si kriter për të larguar apo emëruar dikë. ‘‘Unë duhet të shkarkoja veten time çdo mëngjes ose çdo darkë, sepse ja, jam akuzuar unë. Kjo, duke e ditur shumë mirë veten, më ka bërë gjithmonë të besoj, të dua të besoj që edhe të tjerët akuzohen padrejtësisht”,-tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri pranoi se në rastin e Ahmetajt koha tregoi se besimi i tij kishte qenë i gabuar. ”Koha tregoi që në këtë rast kishte investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Në qoftë se pastaj del që burimi njerëzor mbi të cilin ti ke investuar është i ndotur, apo njeriu që ti ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, atëherë është e dhimbshme, po është fakt”.

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 3 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 4 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 4 orësh

Duke folur për çështjen e Belinda Ballukut, kreu i qeverisë kundërshtoi pezullimin e saj nga detyra, duke e konsideruar këtë një ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit dhe të institucioneve të tjera kushtetuese. ‘‘Prokurori bashkë me një gjykatës u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, të bëjnë parlamentin, të bëjnë presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj”,-tha Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai theksoi se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por sipas tij kjo pavarësi nuk nënkupton të drejtën për të marrë vendime që u takojnë institucioneve politike. ”Ata janë një pushtet i pavarur dhe ne jemi pushteti i pavarur. Ne nuk jemi të pavarur nga ligji, por duhet të zbatojmë ligjin. Ata janë atje të pavarur nga ne që të kontrollojnë zbatueshmërinë e ligjit në raport me interesin publik. Po ata nuk janë të pavarur në pikën që të vendosin për ne”.

Ndërsa për Erion Veliajn, Rama tha se personalisht nuk ka qenë dakord me situatën e krijuar, por nuk kishte as mundësi dhe as arsye për të ndërhyrë në vendimmarrjen e drejtësisë. ”Në rastin e Kryetarit të Bashkisë, unë nuk kam qenë dakord personalisht, por nuk kam pasur dhe s’kam asnjë mundësi dhe arsye që të them jo, kjo nuk mund të ndodhë. Çfarë vije po shkelin? Ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë”. Kryeministri tha se në çdo vendim mendon jo vetëm për situatën konkrete, por edhe për precedentin që mund të krijohet në të ardhmen. Ai përsëriti se nuk ka komentuar në themel asnjë prej çështjeve gjyqësore ndaj zyrtarëve.

I pyetur nëse në rastin e Ilir Metës mund të ketë hakmarrje politike, Rama e mohoi dhe tha se për ish-presidentin ndien më shumë keqardhje sesa armiqësi. ”Unë nuk jam njeri hakmarrës. Dhe tjetra, unë nuk kam arsye të hakmerrem me Ilir Metën. Unë për Ilir Metën ndjej keqardhje realisht, se ishte një talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën”.

Rama u shpreh gjithashtu kundër përdorimit të zgjatur të paraburgimit, duke thënë se Shqipëria ka një problem serioz me këtë praktikë. Sa i përket Reformës në Drejtësi, kryeministri tha se përgjegjësia e tij politike është që reforma të vijojë dhe institucionet e reja të konsolidohen. Sipas tij, standardi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike. ”Zotimi para shqiptarëve që këtu s’ka majtas-djathtas, po u identifikove si subjekt hetimi do hetohesh dhe po u identifikove si subjekt dënimi do dënohesh, të mos thyhet si zotim. Nëse unë kam bërë këtë, përgjegjësia ime politike është e kryer”.

Etiketat e lidhura

BallukumetaramaVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.