Nga bllokada e Katarit, një vizion i ri dhe i papritur po shfaqet

Nga: Tim Adams (The Guardian)

Bllokada e imponuar i ka dhënë besimin Katarit për të ndjekur një “reboot” politik dhe kulturor
Izolimi i imponuar nga vendet e bllokadës (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti) ndaj Katarit, i ka dhënë këtij të fundit besimin për të vazhduar dhe rindërtuar rendin e tij politik dhe kulturor, si dhe të imunizojë veten kundër kërcënimeve nga jashtë.
Duket se ky izolim ka qenë një katalizator për vizionin e Katarit në perspetivën afatgjatë. Një nga ironitë e pavullnetshme është se shteti më i pasur për frymë në tokë që prej zbulimit dhe shfrytëzimit të rezervave të mëdha të gazit natyror, nuk ka ndonjë nevojë të madhe për shpikje që ta çojë vendin përpara, e megjithatë Katari synon që nëpërmjet zhvillimit të arsimit të krijojë një ekonomi të larmishme të bazuar në njohuri dhe shkencë, që mund të vazhdojë ritmet e larta edhe pas shterimit të rezervave të gazit.
Kështu deklaroi motra e vogël e Emirit, Sheikha Hind, javën e kaluar në Doha, duke vlerësuar se “paratë dhe projektet kapitale të Botërorit 2022 nuk janë veçse një nxitje më tepër për të shtuar kapacitetet dhe aftësitë njerëzore në vend”.
“Nuk është sekret që ne jemi një shoqëri e pasur dhe ndoshta askush nuk ka nevojë të punojë”, tha ajo. “Por, duke ditur se mund të kontribuoni në zhvillimin e vendit tuaj dhe ta lejoni atë të bëhet edhe më i begatë, është diçka për të cilën që të gjithë ndjejnë krenarinë. Pavarësisht gjithçkaje, bllokada ndihmoi në këtë aspekt. Ne e shohim si një mundësi të madhe që të jemi të vetë-qëndrueshëm”.
Katari ka ndërtuar një partneritet rajonal për shfrytëzimin e fushave të gazit natyror, dhe ka themeluar e financuar me miliarda dollarë Fondacionin e Katarit, për të ndryshuar formën dhe përmbajtjen e arsimit, sidomos për gratë.
Objekte të reja janë shtuar në qytetin e Arsimit, ku e fundit ishte Biblioteka Kombëtare Katarit, një godinë gjigande e integruar e cila përfshin rreth 150 mijë libra në fusha të ndryshme të dijes dhe arteve, ndërsa në fund të këtij viti do të dalë në pah edhe një ndërtesë e re që është një Muzeu i ri Kombëtar, duke i shtuar një dimension të ri pjekurie Dohas si një kryeqytet intelektual dhe modern i botës arabe.
Një rol domethënës në iluminimin e vendit dhe jo vetëm, ka luajtur edhe gjiganti mediatik “Al Jazeera”, çka ndolli një antipati tek shtetet e tjera arabe, midis tyre edhe vendet e bllokadës. Për rrjedhojë, një nga 13 kërkesat e këtyre vendeve (për heqjen e bllokadës) ishte mbyllja e rrjetit mediatik më me influencë në rajon.
Por bllokada duket se i ka sjellë shumë përfitime Katarit, përfshirë rritjen e transparencës rreth çështjes së punëtorëve të huaj.
Në kohën kur Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sanksionuar me ligj shfaqjen e çdo lloj kritike të mundshme ndaj idesë së bllokadës (kudër Katarit), Katari hoqi kufizimet e vizave për shumë shtete duke u klasifikuar si një “shtëpi e madhe e lirisë së lëvizjes dhe shprehjes”.
Kohëve të fundit, Arabia Saudite po i gëzohet faktit që po i lejon grave të drejtën e drejtimit të makinës (vendet e tjera të Gjirit nuk e kanë patur ndonjëherë këtë situatë), kurse në Katar studentet femra përbëjnë shumicën në pothuaj të gjitha seksionet arsimore të Qytetit Studenti, përfshirë edhe inxhinierinë.
Në këtë kuptim, pyes veten nëse familja qeverisëse e Katarit i është mirënjohëse fshehurazi bllokadës që ka vënë në dukje hendekun kulturor mes katarianëve dhe fqinjëve të tyre fanatikë. A ka dëshmuar bllokada se ajo është më shumë një mundësi (shans) sesa një krizë?

Tim Adams është ish redaktor i britanikes “The Observer”.

SHKARKO APP