Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë
Nga Alfred Zylfi
Ditë e zakonshme dimri, 7 Dhjetor 2014, avioni Turkish Airlines ngrihet mbi re dhe largohet nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, vendit mikpritës të shqiptarëve. Dritarja e avionit megjithëse e vogël shfaq Stambollin, kryeqytetin e tre perandorive, qytetin e 14,1 milion banorëve. Ai ulet në tokën Turke në aeroportin gjigant “Ataturk” dhe unë i bashkohem vendit të sulltanëve. Natë. Ngrihemi sërish mbi Stamboll, kësaj radhe për tu larguar prej tij në drejtim të Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë, vendit të institucioneve kryesore dhe Gjykatës Turke të Llogarive ku grupi ynë i KLSH prej 18 audituesish do të shkëmbejë eksperiencat. Kjo eksperiencë dhe ky bashkëpunim vjen falë marrëveshjes së lidhur më Gjykatën Turke të Llogarisë. Në vitit 2012, më datë 16 nëntor 2012 në Ankara të Turqisë, z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Gjykatës së Llogarive të Turqisë z. Recai Akyel. Zhvillimi dhe menaxhimi frytdhënës i burimeve njerëzore është faktori kryesor në efektivitetin e KLSH dhe në ekselencën marzhinale të tij.
KLSH në zbatim të Strategjisë së tij të Zhvillimit 2013-2017, e cila synon sjelljen e veprimtarisë audituese të institucionit në parametrat e institucioneve të zhvilluara simotra të Bashkimit Evropian,ka vendosur rritjen e kapaciteteve audituese dhe të cilësisë për t’ju përmbajtur Standardeve Profesionale Ndërkombëtare për Institucionet Supreme te Auditimit. Për këtë qëllim veprimtaritë e trajnimit dhe zhvillimit janë projektuar për tu ofruar audituesve a tësi, dhe mjeshtëri specifike si dhe njohuri të përditësuara të domosdoshme për kryerjen misionit dhe ushtrimin me sukses të detyrës së audituesit publik. Trajnimi në KLSH është ndërtuar dhe vijon të zhvillohet si një veprimtari e konsoliduar dhe e planifikuar që ka si qëllim të mbështesë dhe ndihmojë zhvillimin profesional me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të performancës individuale të audituesve dhe institucionit në përgjithësi. Burimet njerëzore janë burimi më dinamik dhe më i rëndësishëm në KLSH të cilat janë në vëmendjen e menaxhimit për zhvillimet e mëtejshme. Për këtë arsye trajnimi dhe zhvillimi i stafit në fusha të ndryshme lidhur me auditimin luan një rol mjaft të rëndësishëm në arritjen e objektivave strategjikë të këtij institucioni. Në këtë kuadër, ashtu si dhe grupe të tjera të KLSH, grupi ynë mori një eksperiencë mjaft të vyer në Gjykatën Turke të Llogarisë, ku u prit dhe nga vetë Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Turqisë Recai Akyel, i cili në fund të aktivitetit na shpërndau dhe certifikatat.
Në këtë aktivitet u trajtuan tema si:
-Gjykata Turke e Llogarisë:Historiku i krijimit në vitin 1862 deri në ditët e sotme;Pavarësia institucionale dhe funksionale; Pavarësia e punonjësve; Pavarësia financiare; Kompetencat; Fushat e auditimit; Llojet e auditimit; Raportimet në parlament; Anëtarët e SAI; Marrëdhëniet ndërkombëtare të SAI-t Turk.
– Auditimi i Aseteve të Paluajtshme:Struktura e shtetit;Llojet e aseteve publike; Institucionet përgjegjës për menaxhimin e aseteve publike;Metoda e auditimit të aseteve të paluajtshme; etj.
– Sistemi i prokurimit publik: Zhvillimi i sistemit prokurues Turk; Reforma e prokurimeve; Fusha e veprimit; Përjashtimet; Agjencia e Prokurimit Publik; Ankesat; Platforma e prokurimit elektronik.
– Sistemi i Kontrollit të Brendshëm dhe Menaxhimi i Riskut Institucional: Sistemi i Kontrollit të Brendshëm si strukturë përgjegjëse; Përcaktimin, zbatimin, monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e kontrolleve që sigurojnë kryerjen e aktiviteteve të organizatës; Risqesi, përcaktimi, vlerësimi, identifikimi i përgjegjësve; Ulja e ndikimit të riskut dhe mundësive të cilat pengojnë misionin dhe strategjinë e institucionit. Përveç eksperiencës që shkëmbyem në fushën e auditimit një impresion të veçantë më krijoi dhe vizita në Ankara, mikpritja e kolegëve tanë të Gjykatës Turke të Llogarive, pa ndihmën e të cilëve nuk mund ta përshkonim si duhet këtë qytet. Ankaraja është i një strukture perëndimore. Qyteti ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit dhe sot është vendbanimi i rreth 5 milionë banorëve. Mikpritësit tanë të SAI Turk (Gjykata Turke e Llogarisë) dhe përfaqësuesit e tyre, na shoqërojnë për çdo ditë në qendrën e tyre të trajnimeve, në zyrat e tyre dhe në vizitat në qendrat e tyre historike, grupi ynë i audituesvetë KLSH-së ndan me ta çdo gjë. Përfaqësuesit mundohen të na shpjegojnë për qytetin, historinë e tijdhe strukturat drejtuese,ndajnë një respekt të thellë për shqiptarët, gjë e cila të bën të ndjehesh mirë dhe përmes tyre ngrohtësi dhe përkushtim ndaj punës. U jam mirënjohës për këtë ndihmë, për njohjen e kulturës dhe strukturave të tyre, shoqërimit dhe argëtimit në kohën e lirë. Na bashkëngjiten në vizitat kulturore ku ata duan që e para të jetë në Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Re. Kanë të drejtë. Madhështi. Pastaj është Muzeu i Civilizimit Anatolian, muzeu që ka eksponate që nga mijëvjeçari i tretë para Krishtit është një nga krenaritë e vendasve. E kështu është.
Qyteti i vjetër i cili pasqyronte një kulturë të hershme pa dyshim për të mos u humbur. Përveç këtyre relikeve të mëdha turke, vendasit kishin prezantuar të derdhur në bronz historinë e tyre, luftërat, zhvillimin, punën, jetën. Skulpturat e bronzit të kudondodhura të jepnin një panoramë më të qartë të vendit të mrekullueshëm që po vizitonim. Megjithatë kjo është shumë pak për të përshkruar një javë të mbushur me aktivitete e impresione të ndryshme nga vizita e grupit të KLSH në Turqi në këto ditë Dhjetori ku dhe unë si shumë të tjerë isha pjesë e njërit prej këtyre shkëmbimeve të eksperiencave, midis Gjykatës Turke tëLlogarive dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të zhvilluara gjate këtyre 2 viteve të fundit.
*Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit