Nga gara për kreun e PD tek zërat për kandidimin e Salianjit, nënkryetari Boçi tregon çfarë po ndodh

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri. Ai konfirmoi se i pari në listë për të garuar për kryetar të kësaj force, është Sali Berisha. Pyetjes nëse ka garë reale, Boçi tha se gara është shpallur.

”Kandidati i parë është kryetari aktual, Berisha. Secili ka ambicie mund të hedhë kandidaturën, që të plotësojë kushtet. Nuk besoj se PD ka luksin që të hapet kaq shumë. Të hapet, por jo çdo njeri që ka ambicie duhet të jesh pjesë e garës. Ka disa pika në statut. Ka shumë persona që përmbushin këto kushte, por varet nga ambicia. Zyrtare nuk ka asgjë (Në rastin e Evi Kokalarit). Zyrtare është kur zyrtarizohesh nga forumet e partisë. Ndërkohë që secili e ka të drejtë që të shprehë ambicien e tij. Nuk ka pasur vjedhje votash në garat e brendshme të PD dhe jo më në garën që zgjidhet kryetari i kësaj partie”, tha ai.

Boçi u pyet për zërat se Salianji mund të garojë për kryetar partie. ”Statusi i Salianjit? I vetëpërcaktuar! I vetëpërjashtuar. Ai është anëtar i PD-së. Kriteret i trajton grupi i punës, nuk jam këtu me autoritetin e tyre. Se shpreha këtë as me zonjën Kokalari dhe do të bëja diskriminim nëse shprehesha për një tjetër. Grupi që do të ngrihet për verifikimin e kandidatëve, është ai që do të vendosë. Unë jam nënkryetar i PD që kam si detyrë organizimin e partisë. Preferoj të jem zyrtar dhe korrekt”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?