FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga harresa në transformim, Veliaj: Parku “7 Xhuxhat” rifitoi jetën si hapësirë publike për fëmijët dhe familjet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një tjetër histori suksesi për transformimin urban të kryeqytetit. Në një postim në rrjetet sociale, ai rikujtoi se për katër vite me radhë, parku te “7 Xhuxhat” ishte lënë në harresë nga administrata e mëparshme, pa asnjë investim, duke u kthyer në një hapësirë të thatë në zemër të qytetit.

Por gjashtë vite më parë, Bashkia vendosi ta ndryshojë këtë realitet duke e kthyer atë në një nga këndet më të bukura të lojërave për fëmijët. “Për 4 vjet, parku te 📍 “7 Xhuxhat” u la në harresë nga administrata e kaluar, pa asnjë investim, një hapësirë djerrë në mes të qytetit.

6 vjet më parë e ndryshuam atë realitet kur shtuam një tjetër park lojërash në Tiranë. Kështu, “7 Xhuxhat” nga privat, u kthye në hapësirë publike me parking poshtë për prindërit dhe lojëra përmbi për fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Histori që tregon se filozofia jonë ka qenë gjithmonë ajo e punës, jo e llogjeve”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?