Nga “kodër e thatë”, në vreshtari të suksesshme: Historia frymëzuese e Erald Fejzullahut nga Leskoviku

Në episodin e gjashtë të podcastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, kryeministri Edi Rama kishte midis të ftuarve Erald Fejzullahun, një i ri nga Leskoviku që është kthyer nga emigracioni për të vijuar traditën familjare të vreshtarisë dhe për të ringjallur një trashëgimi të hershme të zonës së jugut.

Eraldi ndau me kryeministrin letrën e tij, përmes së cilës i ishte drejtuar fillimisht, duke shprehur dëshirën për të treguar një histori që, sipas tij, pasqyron qartë se si puna, përkushtimi dhe dashuria për vendin mund të transformojnë një kodër të thatë në një nga vreshtat më të bukura dhe më të egra të Shqipërisë së jugut.

Ai shprehu bindjen se kur mekanizmat shtetërorë funksionojnë dhe njerëzit e punës kanë mbështetjen e duhur, asgjë nuk është e pamundur.

“Duke parë njoftimin tuaj në rrjetet sociale, mora shkas për të prezantuar një histori që besoj përfaqëson në mënyrë të qartë se si puna, përkushtimi dhe dashuria për vendin mund të kthejnë një kodër të thatë në një nga vreshtat më të bukura dhe më të egra të Shqipërisë së jugut. Kur mekanizmat shtetërore funksionojnë dhe njerëzit e punës kanë mbështetjen e duhur, asgjë nuk është e pamundur”, shkruante Eraldi në letrën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kujtoi se Leskoviku ka një traditë të hershme në vreshtari, ndërsa familja Fejzullahu është përpjekur të ringjallë e modernizojë këtë trashëgimi përmes një investimi të nisur me pasion që prej vitit 2010.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Familja Fejzullahu është përpjekur të ringjallë dhe modernizojë këtë trashëgimi duke investuar me pasion në kultivimin e rrushit. Kjo nismë nisi në vitin 2010 dhe prej atëherë ka marrë vetëm përpara”, shkruan ai.

Eraldi theksoi se puna e tyre është vlerësuar edhe jashtë vendit, teksa revista prestigjioze “Camporosso” ka vizituar vreshtin e familjes dhe ka botuar një artikull mbi historinë, sakrificën dhe suksesin e këtij projekti shqiptar.

“Puna jonë është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Dhe prestigjiozja “Camporosso” ka vizituar vreshtin tonë dhe ka botuar një artikull për historinë, sakrificën dhe suksesin e këtij projekti shqiptar”, shkruan Fejzullahu.

Në letrën e tij, ai shprehet se e kishte për nder që historia e familjes të ndahej me më shumë shqiptarë, si dëshmi se kur ekziston vizioni dhe dashuria për tokën, zhvillimi bëhet realitet.

“Do të ishte një nder për mua si djali i vogël i familjes, i kthyer nga jashtë për të vazhduar dhe zhvilluar pasionin familjar, të ndaj historinë me ju dhe me shqiptarët, si dëshmi se kur ekziston vizioni dhe dashuria për tokën, zhvillimi bëhet realitet”, theksoi Eraldi.

Kryeministri Rama vlerësoi historinë e Eraldit, duke nënvizuar se “kjo botë është e guximtarëve”, ndërsa suksesi, sipas tij, është rezultat i njerëzve që guxojnë dhe nuk ndalen përballë vështirësive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?