Nga konventa republikane te takimet me zyrtarët amerikanë, Berisha: Trump paraqiti dy rreziqet kryesore

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vizitën e tij në Amerikë, ku mori pjesë në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluar në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha e cilësoi aktivitetin si një prej zhvillimeve të rëndësishme të periudhës së fundit, duke veçuar fjalimet e Presidentit Donald Trump.

“Ajo ishte një ngjarje elektorale më madhështore që unë kam parë në të gjithë karrierën time politike. Ishte një fantazi e vërtetë”, tha Berisha. Sipas tij, Trump në fjalimet e tij veçoi si rreziqe kryesore “komunizmin dhe kartelet e drogës”. “Për fatin më të keq, ato janë dy shtyllat kryesore të regjimit të Edi Ramës”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha tha se gjatë vizitës zhvilloi gjithashtu takime me kongresmenë, senatorë, drejtues komisionesh dhe zyrtarë të administratës amerikane, ku, sipas tij, u diskutuan problematikat e Shqipërisë. “Dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se në takime u diskutua edhe për zgjedhjet dhe drejtësinë, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e kësaj të fundit “si armë politike”. “Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë”, përfundoi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?