Nga New York-u në Tiranë, i riu shqiptar: Kur do vijë dita që shteti të mendojë për qytetarin?

Protesta e 86-të para Kryeministrisë u shoqërua me një fjalim të fortë nga një i ri shqiptar që prej pesë vitesh jeton në New York. Duke treguar mallin për vendin dhe arsyen e kthimit të tij, ai tha se kishte ardhur për t’u takuar me shqiptarët që ende besojnë se Shqipëria mund të ndryshojë.

Ai solli në vëmendje emigrimin e familjeve shqiptare dhe vështirësitë që i kanë shtyrë shumë qytetarë të largohen nga vendi. Sipas tij, problemi qëndron te një shtet që duhet t’i shërbejë qytetarit dhe jo pushtetit. “Ne jemi populli, ne jemi shoqëria, ne jemi Shqipëria”, u shpreh ai, duke theksuar se politikanët nuk janë të përjetshëm dhe se qytetarët nuk duhet të përkulen para askujt.

Në përfundim të fjalës së tij, i riu nga diaspora përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë politik, duke e cilësuar largimin e Edi Ramës si rrugën e vetme për shpëtimin e vendit. “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, e mbylli ai fjalën e tij para protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?