FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga rajonet tek bashkitë minoritare, Mazniku shpalos vizionin e PS-së për Reformën Territoriale

Socialistët nuk heqin dorë nga ulja e numrit të bashkive. Mazhoranca do të paraqesë projektin që e ndan vendin mes 40 dhe 50 bashkive. Arbian Mazniku, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, tregon se pse disa bashkive të vogla do t’u vihet dryni.

”Krijimi i një numri më të vogël bashkish sesa ai që kemi sot, është parakusht për të pasur mundësi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca. Disa bashki nuk kanë mundësi burimesh njerëzore, disa të tjerë nuk kanë banorë. Disa të tjerë nuk arrijnë të mbajnë veten financiarisht”, tha Mazniku për ”A2cnn”.

Përpos numrit të bashkive, vendit do t’i shtohet edhe një nivel i ri qeverisje. 4 rajonet janë të preferuarat e socialistëve. ”Në këto momente, qarqet nuk preken. 4 rajonet janë më të duhurat”. Në politikën e brendshme mund të manovrojnë, me dëshirat e fqinjëve për minoritetet, socialistët nuk bëjnë dot skenare: “Bashkitë minoritare nuk preken”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më bujare do të jetë “prekja” që do t’i bëhet Tiranës. Mazniku mendon që për kryeqytetin do të ketë një kapitull të veçantë për sa i përket funksioneve, ku po mendohet që t’i atashohet aeroporti ndërkombëtar. Socialistët i lënë një gjysmë dere hapur PD-së nëse do të reflektojë, edhe pse nga ana tjetër i kanë bërë planet edhe se si të shmnagim konsultimin publik, duke e sjellë në Kuvend draftin si nismë ligjore: “Duhet ta miratojmë ligjin në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e 23 korrikut, Arbian Mazniku do të prezantojnë raportin e mazhorancës, ku do të bëhet publike numri i ri i bashkive të cilat do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?