Nga rëra e lirë te çadrat me pagesë: kush kujdeset për plazhin?

Nga Ylli Manjani

Përtej ndonjë budallëku tipik made in Albania, ku nëpër plazhe vendosen trarë apo roje, debati se kujt i takon plazhi është i kotë.

Plazhi është pronë publike. Pavarësisht kontratave të përkohshme të përdorimit, ai është pronë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm shërbimi i akomodimit në krevatë dielli nën hijen e çadrave dhe pastrimi janë shërbime private për të cilat konsumatori duhet ti paguajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është llogjika.
Në fakt kjo llogjikë lindi nga nevoja për ti pastruar e mirëmbajtur plazhet. Bashkitë nuk e bëjnë dot këtë shërbim.

Ata që na trumpetojnë me çdo mjet “bukurinë” apo “lezetin e shpirtit ” që kishin plazhet dikur kur zhgërryheshim në rërë, u kujtoj se nëpër sa male me plehra, shishe të thyera, qese plastike, lëkura shalqini e fara speci kalonin për t’u zhgërryer tek rëra e preferuar. Sa herë jemi çapëlyer nga këmbët nga xhamat e thyer të fshehura në rërë?

Bashkitë pra nuk e bëjnë këtë shërbim. Të paktën jo me cilësinë dhe standardin e privatit.

Dakord, nuk mund të zihet 100% e hapësirës nga privati, por kjo nuk do të thotë se duhet lënë 100% nën përgjegjësinë e Bashkive.
Asnjë ekstremitet nuk është i mirë.

Një balancë e arsyeshme që bazohet në mundësinë për shërbim pa cënuar aksesin e askujt në plazh, është e domosdoshme. Kështu edhe hapësira për pastrim e mirmbajtje që i lihet mesthyerve të bashkive është e vogël.

E përsëris: kush do e pastrojë e mirmbajë plazhin publik nëse shfarosim bisnesin privat nga ku shërbim?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?