Nga vizita në Paris te mbyllja e tre kapitujve të negociatave në Bruksel, Rama ndan fotoalbumin e javës

Kryeministri Edi Rama, ndau sot fotoalbumin e javës, ku evidentoi disa nga takimet më të rëndësishme gjatë javës që lamë pas.

Kryeministri Rama mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku u diskutua koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Festës Kombëtare të Francës, duke riafirmuar partneritetin e ngushtë me aleatët euroatlantikë.

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte edhe zhvillimi në Bruksel i Konferencës së IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku u mbyllën provizorisht negociatat për tre kapituj: Kërkimi Shkencor, Arsimi dhe Kultura dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, kreu i qeverisë ndau foto nga nisja e zbatimi i projektit Smart City, që në fazën e parë përfshin 20 shkolla në Tiranë. Projekti përdor inteligjencën artificiale dhe monitorimin inteligjent për të parandaluar rreziqet dhe për të rritur sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike.

Në mbështetje të zhvillimit ekonomik, u prezantua programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, iniciativa më e re e qeverisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila bëri bashkë përfaqësues të institucioneve shtetërore, Bankës së Shqipërisë, sistemit bankar, partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit të cilët diskutuan mbi mekanizmat e financimit të sipërmarrjes dhe forcimin e partneritetit publik–privat.

Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në një nga panelet, theksoi se programi është rezultat i një procesi bashkëpunimi ndërinstitucional mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar një mekanizëm të ri dhe të qëndrueshëm financimi për sipërmarrjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?