Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga zjarret te protestat, Berisha sulmon Ramën: Narkoqeveria vazhdon vakancat, vjeshta është e shqiptarëve

Lajme E shtunë, 15 Gusht 2026 12:29
Nga zjarret te protestat, Berisha sulmon Ramën: Narkoqeveria vazhdon vakancat, vjeshta është e shqiptarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e javës së fundit në vend, duke u ndalur te protesta qytetare që vijon prej 76 ditësh dhe situata e krijuar nga zjarret në disa zona të Shqipërisë. Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për indiferencë ndaj situatës së krijuar nga zjarret, ndërsa vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, dhjetëra punonjës të shërbimeve zjarrfikëse janë përballur prej ditësh me vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, ndërsa, pretendoi Berisha, nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme nga institucionet. Kreu demokrat u ndal gjithashtu te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe qarqe të tjera, duke i cilësuar ato si një lëvizje që, sipas tij, po vijon pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për ta ndalur.

Mund t'ju interesojë

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji ven...

Tani
Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Para 33 minutash
Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 2 orësh

Berisha deklaroi se protesta e të rinjve dhe qytetarëve do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Ai u bëri thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike që t’i bashkohen protestave, duke e cilësuar vjeshtën si një periudhë vendimtare për aksionin opozitar. “Vjeshta është vjeshta e shqiptarëve, është vjeshta e lirisë”, u shpreh Berisha, duke kërkuar mobilizimin e demokratëve dhe qytetarëve në mbështetje të protestave. Në përfundim, kreu i PD-së deklaroi se, sipas tij, protesta do të vijojë deri në realizimin e objektivave të saj politikë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë nga deklarata

Java ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protestat në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë, kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama, dhe organizatës së tij kriminale.

Java ishte java e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të shumta, të cilat kërcënuan, jo në një, por në disa zona të banuara të vendit, banesat dhe jetën e qytetarëve.

Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte pushimet. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumbar dhe në indiferencë të plotë ndaj asaj që po ndodh.

Prej më shumë se dy javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerë janë përballur me guxim me zjarret në katër anët e vendit.

Asnjë qindarkë shtesë nuk kanë marrë deri më sot, përveç mashtrimeve të Edi Ramës.

Pamjet e ushqimit të tyre janë mjerim.

Është një injorim, një mosmirënjohje e thellë, e turpshme për sakrificën dhe djersën që derdhin, për rrezikun me të cilin përballen këta burra, por edhe qytetarët.

Ndërkohë, protesta rinore qytetare, uragani i lirisë, vazhdon e pamposhtur.

Ka dështuar me turp e gjithë përpjekja e Edi Ramës për ta përçarë, si dhe të gjitha format e përdorura për kërcënim, miklim etj. ndaj tyre.

Ajo protestë është sot zëri i Shqipërisë në Evropë dhe në botë.

Pavarësisht indiferencës kriminale që qeveria dhe Edi Rama dëshmojnë ndaj saj.

Pavarësisht nga metodat e terrorizmit politik dhe psikologjik që përdoren ndaj protestuesve, asgjë nuk do ta ndalë uraganin e lirisë pa triumfuar.

Vjeshta është vjeshta e shqiptarëve, është vjeshta e lirisë, është vjeshta në të cilën qytetarët marrin në dorë fatin e tyre.

Ndaj, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrë pjesë në protestë, ta mbështesë protestën me pjesëmarrjen e tij ose të saj, si një kontribut historik për vendin, si një kontribut historik për të ardhmen e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

BerishaPDprotestaqeveriaramazjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Tani

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 4 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 6 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 15 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.