Ngeli 3 netë pa drita në Tiranë, shikoni çfarë zgjidhje gjeniale gjen qytetari që mos vdesë urie

Megjithëse je në zemër të Tiranës, edhe nëse je në rrethina përsëri je i dënuar që në vitin 2017 të diskutosh jetesën pa drita, teksa sheh qiriun të digjet në errësirë.

Këto ditë situata ka qenë alarmante në shumë zona të Tiranës, duke filluar nga Kombinati, Unaza, Kashari, Kamza e në disa zona të tjera, qytetarët kanë qëndruar me orë të tëra pa drita.

Madje një qytetar nga zona e Unazës ka treguar se në mungesë të dritave prej 3 netësh ai është detyruar që ngrohësen ta përdorë edhe për të gatuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmbrëma JOQ, e dimë që nuk kemi shtet prandaj shikoni çfarë jemi detyruar të bëjmë në 3 netë pa drita. Ngrohësen ta përdorim për të gatuar, skamja e këtij vendi nuk ka emër tjetër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?