Ngjarja e rëndë në Ksamil, reagon Balla: Drejtësia të bëjë detyrën
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist i huaj.
Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.
“Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit. Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin!”, u shpreh Balla.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4869

