Ngjarja në Rinas, Salianji: Në Shqipëri nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e a*më

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos rëndë shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani. Salianji akuzon qeverinë se ka dështuar të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke e quajtur shtetin “spektator të krimit” dhe qeverinë “ndihmëse të tij”.

Postimi i plotë

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo. Mjafton ta vendosin dhe eliminojnë kë të duan, ku të duan!

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit – në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale – tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara dhe me armë, po.

Swiss Digital Mobile Reklama

Frika dhe kërcënimi nga bandat, që vendosin kush jeton e kush eliminohet, janë vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjetër është terrori që ndien çdo qytetar: kushdo që kalon aty, që është në punë të vet apo përcjell familjarët e të afërmit në këtë rast në Rinas mund të ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenja nëpër godina.

Shteti duket si spektator i krimit, ndërsa qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e tij. Policia është kthyer në një dekor propagande, dhe qytetari, shpesh, në shënjestër të pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur; institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?