Ngjarja e Rinasit, flet Bledian Koka: Presidenti Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë

Sapo kanë kaluar 24 orë nga atentati mafioz në Rinas dhe gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajram Begaj që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga Presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha në A2 CNN.

Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët. ”Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë, a janë me qytetarët apo me banditët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?