Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, seanca e parë zgjati vetëm pak minuta
Seanca e parë në Kuvend zgjati vetëm pak minuta, ndërkohë që u ngrit komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Nuk munguan as tensionet në seancën e sotme, kur Partia Demokratike rrethoi foltoren gjatë fjalës së Berishës në Kuvend.
Me nisjen e fjalës së tij në foltore, deputetë të PD si Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu i janë afruar, gjë që ka bërë mobilizmin e trupave të gardës.
Berisha foli jashtë rendit të ditës dhe drejtuesi i seancës i mbyll fjalën.
Më pas Vasil Llajo që mbajti seancën e parë, e mbylli për të vijuar sot në orën 17:00, kur do të bëhet edhe betimi i deputetëve.
KOHA JONË SONDAZH

