Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar, mungon Salianji. Kryetari Berisha paralajmëroi përjashtimin nga PD

Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 Majit. Në rend dite janë përfshirë diskutime mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut dhe protesta kombëtare e lajmëruar më 22 dhjetor. Sot Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me Suel Çelën, kreu i bandës së Elbasanit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet. Kjo pikë pritet të prodhojë edhe debate të ashpra në mbledhje, ndërsa ish-deputeti Salianji nuk i është bashkuar mbledhjes pasi po zhvillon takime me demokratët në bazë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?