FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë 6.4 milionë euro që synon modernizimin e sistemit penitenciar në vend.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në vijimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e kushteve në sistemin e vuajtjes së dënimit.

Sipas ministrit Gogu, objekti i ri do të ndërtohet në territorin e ish-batalioneve ushtarake dhe do të ketë një kapacitet për 150 persona të privuar nga liria. Ai shtoi se institucioni do të ndihmojë gjithashtu në akomodimin e rreth 40 shtetasve të Kosovës që vuajnë dënimin në Shqipëri, duke i afruar më pranë familjeve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti parashikon gjithashtu krijimin e rreth 140 vendeve të reja pune për komunitetin lokal, duke dhënë një ndikim ekonomik në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për reformën në drejtësi, ministri theksoi se ajo nuk përfundon me vendimin e gjykatës, por vazhdon edhe me mënyrën se si shteti administron ekzekutimin e dënimeve.

Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata. Ajo vazhdon edhe në mënyrën se si shteti administron vuajtjen e dënimit,” u shpreh Gogu.

Ai nënvizoi gjithashtu se sistemi penitenciar duhet të garantojë njëkohësisht sigurinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke e konsideruar këtë si një nga objektivat kryesore të reformës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?