Nis nga sot, funksionimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit

Biznesi, duke nisur nga sot do të ketë një qendër të vetme, të dedikuar për regjistrimin, si dhe lejet dhe licencat. Qendra Kombëtare e Biznesit (qkb.gov.al) nis ofrimin e shërbimeve që në mënyrë të ndarë kanë ofruar QKR dhe QKL, duke reduktuar burokracinë dhe kostot e biznesit.

Ngritja e QKB-së në këtë fazë kupton më së shumti bashkimin administrativ, ndërsa nuk od të flitet për reduktim të ljeve apo licencave, të paktën jo në këtë fazë.

Në krye të këtij insitucioni është vënë ish-drejtoresha e përgjithshme e QKR-së, Vasilika Vjero. Puna për krijimin e kësaj qendre të vetme ka nisur që në vitin 2014, ndërsa parashikohet që në tërësi reforma për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri të përfundojë plotësisht në vitin 2017. Kjo reformë vjen në kuadër të angazhimit që qeveria shqiptare ka marrë në atë që njihen si plani i masave i vendeve të Europës Juglindore (SEE2020 National Action Plan) për integrimin drejt tregjeve globale.

Qeveria shqiptare është asistuar nga GIZ për krijimin e Qendrës Kombëtare te Biznesit dhe mendohet që në total kostoja të përllogaritet në rreth 70 milionë lekë. Me nisjen e funksionimit të kësaj qendre do të reduktohen në ndjeshëm vizitat fizike të biznesit. Qeveria parashikon qëQKB-ja të mbështetet thellësisht në shërbimin elektronik.
Gjatë vitit të kaluar u bë e mundur realizimi i disa ndryshimeve që kishin të bënin kryesisht me regjistrimin elektronik.

Ja si do të veprojë QKB-ja :

QKB-ja ështëinstitucion unik dhe do të krijojë sportele të shërbimit për biznesin, për të siguruar akses në të gjithë territorin e vendit. Sportelet e shërbimit të organizohen dhe funksionojnë:

– sporteli i vetë QKB-së

– në njësitë e qeverisjes vendore si funksion i deleguar

– në bazë të marrëveshjes me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë

Sa i përket aspektit menaxherial, ligji përmban disa dispozita për drejtimin e QKB-së.

Titullari i QKB-së, përveç përgjegjësive për menaxhimin e institucionit sipas legjislacionit horizontal (pika 2), të ketë edhe përgjegjësinë për udhëheqjen metodologjike për të gjitha sportelet e shërbimit pavarësisht nëse janë të QKB-së apo funksionojnë në njësitë e qeverisjes vendore apo pranë dhomave të tregtisë.

Sa u përket tarifave ato ndahen në dy grupe:

-tarifa për kryerjen e funksioneve të QKB-së

-tarifa për shërbime shtesë për biznesin

Të parat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa të dytat miratohen nga ministri.

Ligji përcakton edhe rregullat për përdorimin e të ardhurave nga tarifat e përfituara nga QKB-ja. Si rregull, të ardhurat nga tarifat derdhen plotësisht në buxhetin e shtetit, pavarësisht se ku mblidhen ato.

Sa u përket të ardhurave nga tarifat për shërbimet shtesë 10% do të derdhen në buxhetin e shtetit, ndërsa vetëm 90% do të mbahen nga QKB-ja për t’u përdorur për përmirësimin e shërbimeve. Ky rregullim është i njëjtë me atë të bërë në legjislacionin aktual për QKR-në dhe QKL-në.

Ligji gjithashtu parashikon që ushtrimi i mbikëqyrjes të mos shtrihet mbi vendimmarrjen individuale për çështje konkrete administrative, me qëllim të ruajtjes së pavarësisë operacionale të QKB-së në procesin e regjistrimit të biznesit në mënyrë të veçantë.

Megjithatë ka një dispozitë procedurale delegimi, që i jep Këshillit të Ministrave përgjegjësinë për miratimin e statutit të QKB-së, që do të përfshijë rregulla të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e institucionit.

SHKARKO APP