Nis punën avioni i parë zjarrfikës, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues
Kryeministri Edi Rama njoftoi se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin, duke u angazhuar si forcë shtesë për përballimin e situatës me zjarret gjatë muajit gusht.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vend dhe shkruan:
“avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht.
RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren“.

