Nis rikualifikimi urban në zonën e Dërgutit, kryebashkiaku Beci: Shkodra nuk po ndryshon me fjalë, por me punë konkrete
Një tjetër projekt rikualifikimi urban pritet të nisë së shpejti në qytetin e Shkodrës. Këtë herë, ndërhyrja do të fokusohet në bllokun e pallateve përgjatë Rrugës së Tafiliceve, në zonën e Dërgutit.
Sipas kryebashkiakut Benet Beci, ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm përditshmërinë e banorëve, duke sjellë më shumë rend, funksionalitet dhe estetikë në zonë. Projekti parashikon investime në hapësirat publike, përmirësimin e aksesit, shtimin e gjelbërimit si dhe rikualifikimin e ambienteve të përbashkëta.
Qëllimi i ndërhyrjes është transformimi i këtij blloku pallatesh në një hapësirë më të jetueshme, më dinjitoze dhe më miqësore për komunitetin, duke rritur cilësinë e jetesës për banorët.
Postimi i plotë
Shumë shpejt nis puna për një tjetër rikualifikim urban në Shkodër. Bëhet fjalë për bllokun e pallateve në Rrugën e Tafiliceve, në zonën e Dërgutit një ndërhyrje që synon të ndryshojë realisht përditshmërinë e banorëve, duke i dhënë kësaj zone më shumë rend, funksionalitet dhe estetikë.
Do të investohet në hapësirat publike, në aksesin, gjelbërimin dhe ambientet e përbashkëta, për ta kthyer këtë bllok pallatesh në një hapësirë më të jetueshme, më dinjitoze dhe më miqësore për komunitetin.
Shkodra nuk po ndryshon me fjalë, por me punë konkrete, lagje pas lagjeje, hapësirë pas hapësire.
KOHA JONË SONDAZH

