Nis seanca, protestuesit grumbullohen te Kuvendi
Me rreth 30 minuta vonesë ka nisur këtë të enjte mbledhja e seancës plenare, ndërkohë që deputetët hynë në Parlament nga zona e pedonales.
Protestuesit janë grumbulluar sërish dhe janë afruar para Parlamentit, pasi policia shpërndahu turmën duke u hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Në momentin e hyrjes së ligjvënësve pati përshkallëzim të situatës, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, duke hedhur vezë, domate dhe sende të forta në drejtim të “bluve”.
Dy efektivë policie dhe dy protestues raportohet se mbetën të lënduar pas përplasjeve.
KOHA JONË SONDAZH

