Nis viti i ri akademik, Kryeministri poston pamje nga Qyteti Studenti (FOTO)

Ka nisur sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje nga Qyteti Studenti dhe bën me dije se këtë vit do të akomodohen 700 studentë më shumë se vitet e tjera.

“Dhe me Qytetin Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen në kushte të denja afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamjet nga Qyteti Studenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?