Nishani dekoron personalitete britanike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi personalitete të shquara britanike për kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin e miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për promovimin e vlerave historike e kulturore e të çështjes shqiptare. Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, Nishani vlerësoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Fort të Nderuarin, Lordin Alan Ëatson të Richmond CBE; Fort të Nderuarin, Lordin Michael Bates; Sër Noel Malcolm. Me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Alexander Duma dhe Dekoratën “Nënë Tereza” zotin David Lloyd. Gjithashtu, Nishani i akordoi Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Stephen Nash. Gjatë ceremonisë së dekorimit, Nishani u shpreh se “Kam kënaqësinë e veçantë që në kuadrin e vizitës sime në Londër, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, mirënjohjen për disa prej miqve më të mirë që shqiptarët dhe Shqipëria kanë në Mbretërinë e Bashkuar”. Presidenti Nishani gjatë fjalës së tij  solli në vëmendje nje moment të rëndësishëm historik, duke kujtuar  gjestin e Lord Beaconsfield (Benjamin Dizraeli), që për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare, në vitin 1878 dërgoi flotën britanike për të prishur Traktatin e Shën Stefanit. “Por, sot, përmes dekorimit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë ato personalitete që kontribuuan për Shqipërinë”, theksoi ai. Gjatë ceremonisë së dekorimit të këtyre personaliteteve të nderuara britanike, Presidenti Nishani u shpreh: “Sot, kam kënaqësinë e veçantë që në kuadrin e vizitës sime në Londër, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, mirënjohjen për disa prej miqve më të mirë që shqiptarët dhe Shqipëria kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo miqësi bazohet në një traditë marrëdhëniesh disa shekullore, për të cilët ne shqiptarët kemi detyrimin që për miqtë që na kanë mbështetur në ruajtjen e identitetit tonë etnik, krijimin e shtetit shqiptar dhe sot për ngritjen e shtetit të së drejtës, të shprehim mirënjohjen tonë më të ndjerë e të thellë”,- tha Nishani.

 

SHKARKO APP