Nisin stacionet e para SMART të autobusëve në Bashkinë Elbasan

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ka vendosur tashmë 30 stacione autobusi të teknologjisë SMART, duke sjellë një standard të ri modern në shërbimet e transportit publik. Këto stacione ofrojnë komoditet, informim të saktë dhe zgjidhje inovative, duke e bërë pritjen e autobusit një eksperiencë më të lehtë dhe më efikase për qytetarët.

Stacionet SMART janë të pajisura me, orar fiks dhe informacion në kohë reale, që u lejon qytetarëve të ndjekin me saktësi mbërritjen e autobusëve.
Wi-Fi falas dhe pika karikimi për telefonat, për të garantuar qëndrimin komod gjatë pritjes.
Panele diellore, që e bëjnë këtë investim plotësisht eko-miqësor dhe në përputhje me vizionin “Elbasan – Qytet i gjelbër”.

Faza e parë ka nisur në linjën Fushembret – Ura e Lizës, ndërsa Bashkia Elbasan vijon punën për shtrirjen e kësaj teknologjie në të gjitha linjat e transportit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, për të rritur komoditetin e qytetarëve dhe për të avancuar drejt një infrastrukture urbane më moderne dhe më të qëndrueshm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?