Nisin të martat e shenjta të Shën Ndout, Rama ndan foton nga Kisha e Laçit

Screenshot

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi.

Që nga 17 marsi deri në 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga Kisha e Laçit, ku sot është e marta e parë e shenjtë e Shën Ndout.

Vendi i shenjtë i Shën Ndout është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit prej Shenjtëve me të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kisha mendohet se është ndërtuar në vitin 1869, ndërsa në 12 qershor 1966 u shpall zonë ushtarake. Një vit më vonë kisha u mbyll. Në shkurt të 1968 kisha e Shën Ndout dhe shpella e Shën Vlashit u shkatërruan me mina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Screenshot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?