Nisma ”BESA”, ministri Sofjan Jaupaj mbledh strukturat e AKZM-së dhe kërkon më shumë prani në terren

Në kuadër të nismës BESA, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi një takim me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në të gjithë territorin e Shqipërisë, me fokus forcimin e pranisë në terren dhe rritjen e komunikimit me qytetarët. “Më pranë qytetarëve dhe më pranë çdo zone të mbrojtur”, ishte fokusi i përcjellë nga ministri gjatë takimit me strukturat e AKZM-së.

Jaupaj theksoi se komunikimi me qytetarët nuk duhet të jetë sporadik, por pjesë e përditshme e punës së administratës. “Komunikimi dhe dëgjimi i qytetarëve duhet të jenë pjesë e përditshme e punës sonë”, deklaroi ai, duke nënvizuar nevojën që problematikat e evidentuara nga komunitetet të trajtohen në kohë.

Sipas ministrit, shqetësimet e qytetarëve për zonat e mbrojtura duhet të shkojnë përtej evidentimit formal dhe të pasohet nga veprime konkrete në terren. “Shqetësimet, denoncimet dhe sugjerimet e tyre për zonat e mbrojtura duhet të dëgjohen, të ndiqen dhe të marrin përgjigje konkrete në territor”, u shpreh Jaupaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të BESA, takim me strukturat e AKZM-së në të gjithë territorin e Shqipërisë, me një fokus të qartë: më pranë qytetarëve dhe më pranë çdo zone të mbrojtur.

Komunikimi dhe dëgjimi i qytetarëve duhet të jenë pjesë e përditshme e punës sonë. Shqetësimet, denoncimet dhe sugjerimet e tyre për zonat e mbrojtura duhet të dëgjohen, të ndiqen dhe të marrin përgjigje konkrete në territor.

Kërkova më shumë eficiencë, koordinim dhe bashkëpunim institucional, për një mbrojtje më të mirë të pasurive tona natyrore dhe një administratë që reagon në kohë dhe është gjithmonë e pranishme aty ku nevojitet.

Mbrojtja e natyrës fillon në territor dhe bëhet më e fortë kur qytetarët janë pjesë e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?