Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:48 Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nisur nga shkrimi i Ben Blushit, RTSH duhet të japë filmin Odisea të Bekim Fehmiut

Kultura E martë, 4 Gusht 2026 18:20
Nisur nga shkrimi i Ben Blushit, RTSH duhet të japë filmin Odisea të Bekim Fehmiut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fahri Musliu

Ka disa javë që një pjesë e madhe të opinionit botëror e veçmas atë shqiptarë e ka përfshirë euforia e filmit ODISEA, sipas epit të (modernizuar) të Homerit, të regjisorit Krostofer Nalon me rolet kryesore Met Dejmon (Uliksi) dhe En Hatavej (Penelopa). Janë shkruar e po vazhdojnë të shkruhen analiza të shumta lavdëruese e kritike nga personalitete të njohura edhe të filmit edhe të letërsisë.

Me këtë rast po bëhen edhe krahasime midis serisë televizive ODISEA të RAI Uno, nga viti v968, të kryeregjisorit Franko Rosi dhe aktorët në rolet kryesore Bekim Fehmiu (Uliksi) dhe Irene Papas (Penelopa). Meqë filmin nuk e kam shikuar, por nga kureshtja kam lexuar me qindra mendime e analiza kritike profesionale dhe kam ardhur në përfundimin (jo emocional) se filmi i Nalon me teknologji supermoderne dhe buxhet marramendës nuk është as afër serisë televizive të Rosit e veçmas dy aktorët kryesor sepse shumica e kritikëve konstatojnë se Bekim Fehmiu (Uliksi) dhe Irene Papas (Penelopa ) janë të pa zëvendësueshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtu pos tjerash do ta veçoja analizën shumë profesionale, përmbajtësore e objektive të shkrimtarit Ben Blushi, si mbi epin e regjisorin ashtu edhe mbi dy aktorët kryesor Danon dhe Fehmiu, ku Blushi shkrimin e gjatë e përmbyll me këtë fjali: (…)

Prandaj Bekim Fehmiu është Odisea më i vërtetë që kemi parë. Ai është Odisea. Nisur nga ky interesim kaq i madh i opinionit shqiptarë për filmin, u propozoj dy televizoneve publike të Kosovës-RTK dhe të Shqipërisë-RTSH, që ta shfaqin serinë televizive ODISEA, me 8 episode, të vitit 1968, që publiku i gjer, përfshirë ata që e kanë shikuar filmin të krahasojnë këta dy variante , e veçmas gjeneratat e mesme dhe të reja që nuk kanë pas rast ta shohin këtë seri televizive me aktorin Bekim Fehmiu kur edhe ju hapën dyert e Holivudit dhe u bë aktor/artist me famë botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është edhe dëshira e shumicës së qytetarëve të Kosovës me të cilët kam biseduar por edhe e mërgatës shqiptare. RTK edhe dy herë radhazi, më 2021 dhe 2025 i kam propozuar ta shfaq serinë televizive Odisesu në përvjetorët e lindjes dhe të vdekjes së Bekimit, madje e kam lutur edhe ish ministrin e kulturës të Kosovës H. Çekun por thjeshtë propozimin e kanë injoruar si edhe shumë projekte tjera nga Ministria e Kulturës.

Mund t'ju interesojë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 4 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 35 minutash
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 41 minutash

Të dy televizionet publike e kanë edhe obligim kombëtar dhe shtetëror që ti kultivojnë dhe afirmojnë figurat e njohura me reputacion ndërkombëtar. Kurse Bekimi është shqiptari më i njohur në botë gjatë shekullit të 20 e deri më sot.

Etiketat e lidhura

Fahri MusliuOdisea
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Tani

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 4 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 8 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 9 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.