Një përson i armatosur godet 7 makina dhe 1 motor në afërsi të TEG
Një person i armatosur që ndiqej nga policia përplas 7 makina dhe një motorr. Mësohet se një polic me të shoqen janë goditur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë. Pas kësaj është paralizuar qarkullimi në një nga akset më të ngarkuara të kryeqytetit drejt TEG. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, në segmentin që lidh Liqenin Artificial me zonën e TEG-ut, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi të konsiderueshme në lëvizje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore dhe të rendit, si dhe ekspertë të hetimit. Ndërkohë, patrulla të tjera të policisë po përpiqen të devijojnë trafikun në rrugë dytësore, për të lehtësuar kalimin e automjeteve.
Sipas dëshmive paraprake, përplasja është shënuar në një moment me fluks të lartë qarkullimi, çka e ka bërë situatën edhe më të ndërlikuar.
Përsoni i armatosur është arrestuar nga forcat Shqiponja, të cilat po e ndiqnin si në filmat policorë. Por gjëndja e policit të goditur është e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

