Një ditë para shpalljes së qeverisë ”Rama 4”, Këshilli i Ministrave merr këtë vendim

Nesër do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”, por sot Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e mbajtur, ndryshimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Kastriot Gurra është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra u emërua në këtë post në 11 janar të vitit 2024.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Ermal Shenën. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) është një institucion publik qendror, i krijuar për të menaxhuar procesin e shpronësimeve dhe përfitimit të pasurive të paluajtshme që shteti merr për interes publik.

Misioni i ASHSH-së është të garantojë që procedurat e shpronësimit ose të marrjes në përdorim të përkohshëm, për interes publik, të pasurive të personave fizikë ose juridikë privatë në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë të realizohen në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre pasurore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?