”Një hap më pranë BE-së”, Kos-Ramës: Shpejtësia e Shqipërisë mbresëlënëse, vijoni me këtë ritëm

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap përpara në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, me hapjen e grupkapitullit IV, që përqendrohet te “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel, Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësuan progresin e deritanishëm. Kos theksoi ritmin e lartë me të cilin po ecën Shqipëria në procesin e integrimit, duke theksuar se tashmë janë hapur pesë grupkapituj dhe janë çelur gjithsej 28.

“Shpejtësia me të cilën po ecni është për t’u admiruar. Ky është rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare, edhe në kushte zgjedhjesh. E ardhmja evropiane po afrohet, dhe Bashkimi Evropian e vlerëson këtë përkushtim,” u shpreh Kos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe të përqendrohen tani në mbylljen e kapitujve sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa i përket kapitullit të fundit të hapur, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, Kos nënvizoi rëndësinë e reformave në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të infrastrukturës së transportit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqiptarët janë ndër popujt më entuziastë për anëtarësimin në BE – me 91% mbështetje – një përqindje më e lartë se në çdo vend tjetër kandidat,” theksoi komisionerja, duke e përmbyllur fjalën e saj me mesazhin: “Jemi një hap më pranë qëllimit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?