Një jetë në shërbim të njerëzve
Nga Femi Diko/
Njeriu, ka dy data në jetë : Atë të lindjes dhe të vdekjes. Gjatë kësaj kohe, njeriu, ka data shumë të rëndësishme, që e bëjnë atë, të pavdekshëm . Kur shkruaj kështu, kësaj radhe, mendja më shkon tek Jeta e Mësuesisë në Skrapar. Më vete tek Albert Isa Lajthia, nga Gjerbësi i Tomorricës. Mësuesi i ri, u lind më 16 maj 1955, në këtë fshat malor, në një familje të varfër fshatare, me ndjenjat e atdhetarizmit. Ishte fëmija e Isa Lajthisë dhe i nënës, Kadire. Shkollën fillore, e bëri në fshatin e lindjes, duke filluar në shtatorin e viti 1962, atëherë, kur unë isha në vitin e dytë të Jetës së Mësuesisë, në Zhepë të Tomorricës. Edhe 7-vjeçaren në atë fshat e mbaroi. Në Çorovodën e historisë së Lashtë e të Re, mbaroi shkollën e mesme “Ramiz Aranitasi” shkëlqyeshëm .
Me pas vazhdoi studimet ne Fakultetin e Shkencave te Natyrës ne degën Biologji – Kimi. Nga dokumentet e Universitetit, marrim vesh, se Albert Lajthia, ka qenë student shembullor. Këtë e shohim edhe nga mendimet e vetë pedagogëve , Pofesorëve të nderuar, të Universitetit të Tiranës : K. Paparisto dhe Osman Kraja. Profesori, Osman Kraja, atëherë, pra në vitin 1979, ishte edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe në vitin 1984, Rektori i Universitetit. Në karakteristikën e studentit, Albert Lajthia, K. Paparisto, midis të tjerave, shkruan:”Është student me njohuri të sakta shkencore, me një përgatitje të lartë, i aftë të udhëheq punën metodike e shkencore në rrethin tuaj… Është i aftë të punoj në institute e Qendra Kërkimore-Shkencore. ”
Dhe vërtë, këto mendime të vyera të profesorëve, u panë edhe kur Alberti, mbrojti temën shkencore, ku u vlerësua “Shumë mirë. ” Mbas mbarimit të Universiteti, më28. 06. 1979. , sektori i kuadrit, të Skraparit, e emron në shkollën e mesme Bujqësore “Hysen Zaloshnja”-Gjerbës. Në vitet e tjerë, mësuesin me përvojë, Albert Lajthinë, e emrojnë në shkollën e Koprenckës, të Bargullasit, në shkollën e mesme Poliçan dhe më pastaj, në shkollën e mesme “Ramiz Aranitasi”, Çorovodë. Në të gjitha shkollat që punoi edhe sot , ish nxënësit e tij , e kujtojnë dhe e nderojnë, për përkushtimin e kësaj detyre. Nxënësit e tij, e kishin rrugën të sigurtë për të fituar, në konkurset shkencore të rrethit. Nxënësit e shkollave të mesme të Çorovodës dhe të Poliçanit, shikonin tek mësues Alberti, mësuesin e përgatitur për shkencën, fjalën dhe mendimin shkencor të së Nesërmes. Puna e tij shembullore me nxënësit, u përhap në popullin e Çorovodës dhe të Poliçanit. Nderi i punës së Albertit, përkushtimi ndaj detyrës mësimore e shkencore, e bëri që ta ngrinte edhe më lartë kërkesën e llogarisë, duke e përçuar atë , tek nxënësit e vet çdo ditë. Specializimi Njëvjeçar në Tiranë, më 30. VI. 1984, i dha shtytje të mëtejshme punës shkencore në shkollën e mesme “Ramiz Aranitasi”, Çorovodë. Laboratori i lëndës së vet, Biologji – Kimi, u bë shembullor në këtë shkollë. Nxënësit kishin para një mësues me përmasa shkencore, ndersa mësuesit e asaj shkolle, kishin një shokë shembullor në jetën e Mësuesisë. Specializimi Njëvjeçar në Tiranë , i shtoi aftësitë shkencore dhe metodike në rrethin e Skraparit. Këtë nivel shkencor e shohim, në vitet mësimore: 1991- 1992, kur Albert Lajthia, u caktua si metodisti më i mirë i rrethit në këtë lëndë. Atë kohë, u emrua dhe drejtori i Kabinetit Pedagogjik të rrethit të Skraparit. Në këtë kohë, ai punoi shumë tema shkencore me mësuesit e rrethit. Puna e tij shkencore, u rrezatua tek nxënësit e mësuesit edhe kur ai u emrua, drejtor i Drejtorisë Arsimore të Skraparit, ku punoi vetëm një muaj. Me punën e vet, arriti të ishte dhe antar i Këshillit Popullor të rrethit Skrapar. . Gjithashtu, Albertin punëtor, e kërkoi Universiteti i Elbasanit, por dashuria për të punuar në shkollën e qytetit të Çorovodës , e bëri që të mos shkoi atje. Në vitet e pluralizmit , ai udhëhoqi partinë socialdemokrate në rreth, si kryetar i saj.