Një ‘like’ në foton e pistoletës i kushtoi shkollën

Një djalë nga Ohio është pezulluar nga shkolla për 10 ditë pasi ka pëlqyer një foto pistolete në Instagram.

Zachary Bowlin është në klasë të shtatë dhe ka marrë dënim nga shkolla ‘EdgeWood’ pasi pëlqeu foton e armës, e cila ishte e shoqëruar me nënshkrimin “Gati”. “Unë e pëlqeva ndërkohë që po lundroja në Instagram rreth orës 7 ose 8. Të nesërmen në mëngjes ata më thirrën në zyrën e drejtorit duke më kontrolluar për armë. Unë nuk mendoj se bëra diçka gabim… Pastaj më thanë se jam pezulluar,” – tha ai për WCMH.

Ai shkoi në shtëpi me një njoftim që i shpjegonte prindërve arsyen e pezullimit.

SHKARKO APP