Një ministër si kandidat për Bashkinë e Tiranës?
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar diskutimet e fundit për një riformatim të mundshëm të qeverisë, si dhe zërat që e përmendin atë si një prej emrave të mundshëm për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ai tha se e konsideron vlerësim faktin që emri i tij përmendet për një detyrë të tillë, por sqaroi se drejtimi i kryeqytetit nuk është një ambicie personale. “Çdo njeri do të ishte i nderuar nëse do të konsiderohej për një detyrë të tillë. Do të ishte krenari nëse qytetarët, mediat apo opinioni do të mendonin se mund t’i japësh diçka detyrës më të vështirë, drejtimit të bashkisë. Por kjo nuk ka lidhje me ambicien time”, deklaroi Gonxhja.
I pyetur nëse do ta shqetësonte një largim i mundshëm nga kabineti qeveritar, ministri u shpreh se vendimet për përbërjen e qeverisë i takojnë strukturave politike dhe nuk duhet të varen nga ambiciet personale.
“Është një privilegj i jashtëzakonshëm puna që bëj, por kjo s’duhet të bëjë të harrosh që je një nga elementët që shtyn përpara mjetin në lëvizje, i cili ka nevojë për energji dhe fuqi të reja. Gonxhja sot është, nesër s’është. Ne jemi individë që jemi të përkohshëm”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3575

