Një muaj nga nisja e protestës, qytetarët: Kemi dalë për të gjitha padrejtësitë
Protesta qytetare po zhvillohet edhe sot, duke shënuar ditën e saj të 30-të radhazi. Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.
Më herët gjatë ditës, policia njoftoi se ka proceduar penalisht 31 persona në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë. Sipas autoriteteve, ata dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve në akset rrugore.
Një qytetar tha se po proteston pasi lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar padrejtësisht në kundërshtim me ligjin. Po ashtu ai nënvizon se proteston për të gjitha padrejtësitë që po i bëhen vedndit, sidomos në shëndetësi.
”Kërkesat e mia janë: Lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, kërkojmë drejtësi nga SPAK-u, kërkojmë nga Dumani të kthehet në SPAK sepse ai i jep drejtim. Kemi shumë gjëra të padrejta nga ushqimi te spitalet, për t’i renditur të gjitha duhet të qash”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

