“Një në pesë” shkalla e korrupsionit në Afrikë…praktika njësoj si në Shqipëri!

 

Një në pesë, shkalla e korrupsionit në Afrikë.” Me këtë titull revista prestigjioze “The Economist” i ka kushtuar një artikull fenomenit të korrupsionit që ka lënë në prapambetje disa vende të Afrikës. Dhe bën dallimin me dy vende të tjera, ku niveli i korrupsionit thuajse nuk ekziston. Artikulli bazohet në studimin e “Transparency International”, që mat shkallën e korrupsionit në të gjitha vendet e botës.

Dhe studimi për vendet me nivel të lartë korrupsioni në Afrikë është aq i prekshëm edhe në realitetin shqiptar, saqë për t'i vendosur shenjën e barazimit, mbase ndryshon vetëm shifra, “1 në 5”. Në vendin tonë vetëm raporti duhet të jetë disi më ndryshe, megjithatë qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar, edhe pse kohët e fundit janë arrestuar me dhjetëra zyrtarë nën akuzë për shpërdorim detyre apo korrupsion.

Sipas artikullit të “The Economist”, Në Amerikë konsiderohet një ankesë e zakonshme e aktivistëve civilë të të drejtave të njeriut, se policia i trajton “makinat që ngasin shoferët me ngjyrë” ndryshe nga të tjerët. Në shumë vende në Afrikë, problemi nuk është diskriminimi, por që oficerët e policisë ndalojnë makinat dhe nxjerrin  pretekste të ndryshme, me shpresë për të marrë ryshfet. Në Kenia, për shembull, për shkeljet rrugore mund të përfundosh në gjykatë. Kur dikush kapet pasi ka kaluar në një kthesë të gabuar ose me një dritë të thyer pas, policia ka mjaft “leva” në duar. Ai duhet të paguajë disa mijëra shilinga Keniane (rreth 30 $) dhe ndoshta kështu qytetari nuk do të duhet të shkojë në gjykatë. Për këtë arsye, libraritë në Nairobi shesin kopje të Kodit rrugor Kenian që shoferët mund t’i  përdorin për të mbrojtur veten.

Korrupsioni ne nivele të tilla shqetëson (të paktën ata që nuk përfitojnë vetë), por e bën jetën të mjerueshme për njerëzit e zakonshëm. Për të siguruar një vend në një shkollë të mirë;  për të marrë leje që të ndërtosh në tokën tënde; apo duke filluar një biznes: të gjithë mund të përfshihen para një hapi të tillë në pagesa ryshfeti.  Kostoja për ekonomitë në zhvillim nga ky fenomen është e madhe. Padrejtësinë absolute të pasurit i blejnë edhe kur kryejnë vepra penale, ndërsa të varfrit marrin një trajtim më të ashpër, duke e bërë atë akoma edhe më të madhe padrejtësinë.

Megjithatë matja dhe shtrirja e korrupsionit është e vështirë. Një përpjekje për këtë u realizua më 1 dhjetor nga Transparency International, një OJQ me bazë në Berlin që fokusohet në reduktimin e ryshfetit në botë. Kjo organizatë zhvilloi një sondazh në 28 vende në Afrikën sub-Sahariane në vitin 2014 si dhe këtë vit, në përpjekje për të matur nivelin e korrupsionit.

Sipas sondazhit, 22% e afrikanëve pranojnë se kanë paguar ryshfet vitin e kaluar. Në Liberi shifra ishte 69%. Në Kenia dhe Nigeri, dy prej ekonomive më të rëndësishme të Afrikës, ishte respektivisht 37% dhe 43%. Anembanë rajonit, shumica e të anketuarve thanë se ata mendonin se korrupsioni kishte marrë për keq në vendin e tyre, vitin e kaluar. Në Afrikën e Jugut, shifra ishte 83%. Të anketuarit, më të pasurit ishin sa gjysma e të varfërve që ka të ngjarë të kenë paguar ryshfet.

Lloji i ryshfetit më së shpeshti u është paguar oficerëve të policisë dhe zyrtarëve të gjykatave. Gjysma nga ata që detyrohen të paguajnë ryshfete të tilla, thonë se e kanë bërë më shumë se një herë.

Disa shtete, megjithatë, dallohen si shumë të pastra. Vetëm 1% e të anketuarve në Botsvana dhe Mauritius thanë se kishin paguar ryshfet, aq sa kjo shifër mund të krahasohet me atë në botën e zhvilluar. Në të parën, 54% e të anketuarve thanë se ata mendonin se qeveria po bën një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit, më shumë se në çdo vend tjetër i të anketuarve, si dhe 72% nga njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë ndryshimin në këtë luftë. Me të ardhura për kokë, prej afërsisht 17,000 $, Botsvana është gjithashtu një nga vendet më të pasura të Afrikës.

Në Kenia, ana e kundërt, korrupsioni duhet të jetë shkak që pengon zhvillimin. Qeveria kohët e fundit është kapur në një seri skandalesh. Dokumentet publike tregojnë se edhe një stilolaps blihet për 85 $ (paratë shkojnë në xhepat e zyrtarëve). Në të njëjtën kohë qeveria është duke shkuar drejt një deficiti fiskal prej rreth 9% të PBB-së, duke e detyruar atë të bllokojë rritjen e pagave për mësuesit dhe shpenzime të tilla me rëndësi si riparimi i rrugëve. Ku policia të kap me shkelje në rrugë, policët janë të vetmit zyrtarë që shihen më qartë sesi i fusin duart direkt në xhepat e qytetarëve.

Përgatiti: Aranit Muraçi/Koha Jonë

SHKARKO APP