Një objektiv në ditë; hapa të vegjël për të gjetur lumturinë

Duke pasur një qëllim të përditshëm për të realizuar, mund të jetë një ndihmë e vlefshme për të qenë mirë. Nga t’ia nisni? Nga rezultatet e një kërkimi të kryer në Universitetin e Hertfordshire  del se 78%  e njerëzve dorëzohen përpara se të realizojnë qëllimet e mira që kanë shprehur në fillim të vitit. Një nga arsyet është se ju shprehni dëshira shumë të paqarta ose të përgjithshme, si nga dietat klasike, ndryshimi i punës, rreziku për tu përballur me diçka dhe frika se askush nuk do të ju ndihmojë. Ndryshimi i vërtetë bëhet nga objektivat e vegjël  dhe ja se si ju mund t’ia nisni.
Ul pritshmëritë e tua

Të humbasësh 10 kg dhe ti premtosh vetvetes se do të nisësh që të bësh sport apo se do të ndryshosh stilin e jetesës, nuk është kaq e thjeshtë. Venitja e entuziazmit është fare i lehtë, i cili na rrezikon neve që të biem në zakonet e mëparshme. Prandaj është e nevojshme që ne të zvogëlojmë objektivat që janë në të vërtetë në përputhje me zemrën tonë.

Dëshironi të humbisni peshë?

Pastroni mendjen sepse shpesh numrat na vënë në ankth dhe frustrimi rritet tek ne. Mënyrat për të harxhuar energjinë janë nga më të shumtat, duke nisur që nga shëtitjet në mëngjes dhe në ajër të pastër e deri tek lyrja e mureve e tek veprime të tjera që duan energji.

Ushqe frymëzimin tënd

Për të kultivuar entuziazmin në vetvete, përdorini veshje me shumë ngjyra dhe stoli gjithashtu. Sipas ekspertëve shkruarja e një ditari është një formë terapie që ju ndihmon në qartësimin e mendimeve dhe stimulon angazhimin. Parja e progresit të bërë muaji pas muaji do të jetë mjaft stimulues. Dhurojini vetes 15 minuta për të shfletuar gazetën apo faqe interesante në internet. Leximi ju lejon që të gjeni lidhje të reja që mund të kthehen në interes për ju. Gjithashtu përdorni internetin për të kultivuar marrëdhënie pozitive dhe miqësi të reja.

Mendo për veten

Gjatë ditës ju duhet të përsërisni çdo moment: Stop!Ndalo! Çfarë ndjen? Dëgjo ndjenjat e tua të thella, merr frymë thellë, çliro mendjen duke ndjekur ritmin e zemrës. Kur je në metro apo në mbledhje me kolegët, kur fëmijët ju presin tek shkolla: në çdo kontekst mund të vendosësh një hendek, për t’i dhënë hapësirë vetes dhe asaj që ndjen. Do të ju ndihmojë që të dilni nga ankthi.

Jepi vlerë kohës

Janë gjithnjë e më shumë orët që kalojmë në internet. Përdor përgjegjshmërinë tënde dhe nis që të zgjedhësh se çfarë të intereson në të vërtetë. Kurthet që nga vjedhin kohën gjatë ditës janë kudo, lojërat në internet apo chatimi. Ndërto sjellje të mira, që arrijnë të ju japin buzëqeshje ditës suaj. Kjo është një mënyrë për të jetuar më intensivisht. Vlera e miqësisë së sinqertë, shija e një kafeje që pihet në qetësi, 30 minuta të gjitha për veten, një shëtitje në ajër të pastër janë disa nga hapat që ju çojnë drejt lumturisë.

SHKARKO APP