Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar pasditen e sotme, në rrezen goditëse Tirana dhe Elbasani

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Shqipërinë Qendrore, duke u ndjerë kryesisht në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake nga rrjetet sizmologjike, goditja u regjistrua në orën 16:28 (me orën lokale). Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 4 kilometra në jug të qytetit të Elbasanit dhe 35 kilometra në juglindje të Tiranës.

Sizmologët bëjnë me dije se tërmeti kishte një thellësi mjaft fushore prej vetëm 5 kilometrash. Kjo thellësi e vogël hipoqendrore bëri që lëkundja të transmetohej me një intensitet më të lartë në sipërfaqe, duke u ndjerë qartë nga banorët e disa zonave të Shqipërisë së Mesme, përfshirë katet e larta të ndërtesave në Tiranë dhe Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente, shërbimet e emergjencave civile nuk kanë marrë asnjë njoftim për dëme materiale apo persona të lënduar. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?