Një ushtar plagoset gjatë shuarjes së flakëve, ministri Nufi shkon në spital

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës. 28-vjeçari Andrea Kaçi ka pësuar dëmtime në kokë pasi është rrëzuar nga një shkëmb, ndërsa pas incidentit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kaçi ndodhet në gjendje stabël dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. Në Spitalin e Traumës ka mbërritur edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili është interesuar nga afër për gjendjen shëndetësore.

Operacioni i forcave të angazhuara në terren vijon në zonën e Mirditës, ndërsa ekipet po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?