Njëqind vjeçe do edhe drita

 

Nga Ilir Levonja

Pikërisht në kohën kur disa shtetarë shqiptarë merreshin me dekorata. Me kastraveca. Se si hyri dhe se si doli trangulli në Bashki. Se si gjobitesh. Dhe si nuk gjobitesh kur proteston. Sa qejf është të shahesh nga mamaja. Në Fangun e Mirditës, vendit bash një toponim i butë shqiptar. Vdes një grua për shkaqe që Zoti i di. Thonë nga të ftohtit. Thonë nga mosha e madhe. Thonë nga që e braktisën fëmijët. Sidomos vajza që ka ikur si shumë të tjerë në Tiranë. Dhe në kësi rastesh, ne jemi kampionë të paragjykimeve. Mallkimeve. Denigrimit. Aq sa as vet krijonjësi nuk na kishte parashikuar kaq vital. Kaq energjik. Kaq bukursharës, këtë njeriun shqiptar. Sa ajrin, qiellin…, të përditshmen. I qëndisim kaq mjeshtërisht. Me kastraveca dhe shalë mamash. Sa as vet natyra mëmë nuk i qëndis kurrë ndonjëherë.

Dhe ne të përpirë nga ethet e së ardhmes europiane. Nga vrulli jonë me të shtyra e të shkelura. Jemi bërë prej kohësh kampionë të llogjeve. Thonë edhe nga ndërprejrja e energjisë. Thonë edhe mallkojnë mbarë e prapa qeverinë. Por edhe atë pinxaxhiun. Atë që u ngjit në shtyllë dhe i këputi telat.
E vërteta e mjerueshme e nënave tona. Eshtë fakt i mëndësisë dhe i dështimeve ndër dekada. I pikërisht këtyre burrave shtetarë që shahen nga mamaja. I mëndësisë përmes së cilës kalon prindi.
Mëdyshjes duhet apo jo të jetojë me fëmijën? Fëmijët kanë për detyrë t'i gjënden. Se i ka rritur. U ka bërë kokën. Nga ana tjetër shtetin që nuk ofron ndihmë. Fqinjët që u raftë pika. Shkurt e gjitha është brenda një natyre lëmoshe. Asnjëherë rruga e drejt, e duhur, pyetja e domosdoshme. Për të kuptuar se përse në moshën e tretë, njeriu u bëka një shuk leckash. Një hallexhi për t'u mëshiruar. Për t'i ofruar lëmoshë. Sikur të jetë një qënie pa instikte. Pa të shkuar. Pa histori njerëzore. Pa atë embrion riprodhues të jetës. Të cilën ne vetëm po e shkojmë.
A duhet djali, vajza ta mbajë nënën, prindin në përgjithësi.? A duhet prindi të shkojë pas fëmijëve.? Pasi ka edhe nga ata të tillë që pikërisht për të mos u bërë me turp. Nuk i shkojnë, ose nuk u kërkojnë gjë fëmijëve. Më mire të vdesin në mjerim. Aty në pragun e burrit se sa t'u luten fëmijëve. Pasi ka edhe nga ta prindër që nuk u afrohen fëmijëve nga që nuk duan sherr në shtëpinë e tyre. Sherr midis gruas dhe djalit. Midis vajzës dhe dhëndrrit etj.
Ja, këto e të tjera mallkime janë bisedat tona. Por asnjëherë thelbi. Përse një qytetar i moshës së tretë, duhet të jetojë në varfëri të skajshme? Përse dalim përjetësisht në pensione të pamjaftueshme.? Përse duhet të jetojmë, pikërisht atëhere kur kemi nevojë më shumë, për komoditet, qetësi dhe paqje…, përgojimin dhe bërjen boz faqe njerëzimit skamjen personale.? Sikur nëntëdhjetë e pesë përqind, e asaj shoqërie t'ia ketë hedhur të ardhsmes.?
E kam thënë shumë shpesh. E jona, e ardhmja e jonë…., me këto politika shtetarësh që shahen nga mamatë. Ka për të qënë më mizerje se e kësaj nëne njëqindvjeçare nga Frangu i Mirditës.
Pyesni veten. Të punësuar…, dhe të papunësuar. Si do jetë e ardhmja juaj.? Mosha juaj e tretë? A do e keni një të tillë.? Si ajo e qytetarëve nëpër botë? Plot pavarsi pensionimi. Plot pavarsi banimi. Paguarje faturash? Nga farmacia deri tek telat e korentit?
Pyesni veten, vetëm një herë. Po pyeteni seriozisht. Apo do ta kemi më zi se e nënës nga Frangu i Mirditës?
Dhe më që erdhi rendi tek ty. Ti ëngjull gurrash…t'u bëftë jeta e amëshuar buzëqeshje. Po bijtë tanë janë të zotët veç për deklarata. Shumë shpejt do mbushin muret e fb, twitterëve…, me mjerimin tend. Lavdia e mossuksesit të tyre.

 

SHKARKO APP