Njerëzit që shqetësohen janë më inteligjentë

Personat që janë gjithnjë të shqetësuar për diçka janë shumë më inteligjentë sesa pjesa tjetër e njerëzve.

Sipas një studimi të realizuar nga një grup shkencëtarësh kanadezë, ata njerëz që jetojnë në frikë konstante se nuk do të mund të përfundojnë diçka në kohë dhe që nuk bëjnë dot pa u merakosur, kanë nivel më të lartë inteligjence se ata që nuk e “vrasin” shumë mendjen.

Në testet e realizuara, këta persona dolën shumë më mirë në atë që shkencëtarët e quajtën inteligjencë verbale, aftësia për të kuptuar dhe punuar me fjalën e shkuar dhe të folur.

Studiuesit e Lakehead University në Ontario e realizuan studimin e tyre në 125 persona të cilët i vendosën përpara dy testimeve. Në të përfshihej matja e depresionit dhe ndrojtjes si dhe testi i inteligjencës verbale.

Ata që pranuan se shqetësoheshin, dolën shumë më mirë në testin e inteligjencës verbale.

Sipas shkencëtarëve këto të dhëna tregojë se, paraprirja apo paramendimi i kërcënimeve të mundshme, mund të kenë ndihmuar paraardhësit tanë për të mbijetuar.

Megjithatë, studiuesit thonë se personat që shqetësohen gjatë gjithë kohës kanë më shumë rrezik të bien në depresion.

SHKARKO APP