Njohja nga Siria, Spiropali: Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e ka cilësuar vendimin e Sirisë si një zhvillim të rëndësishëm diplomatik që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar.

“Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë. Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj, si edhe mbështetjes së miqve e partnerëve që kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit”,-shkruan Spiropali. Ministrja shprehu gjithashtu mirënjohje për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për rolin dhe mbështetjen e dhënë në arritjen e kësaj njohjeje.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.

Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje. Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?