Noka: DEA e trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë, SPAK në konferencën ndërkombëtare kundër drogës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas pjesëmarrjes së drejtuesit dhe prokurorëve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40, të organizuar nga DEA në Buenos Aires të Argjentinës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noka ngre shqetësimin për përfshirjen e Shqipërisë në një forum ndërkombëtar ku diskutohet lufta kundër trafikut të drogës, duke e lidhur pjesëmarrjen e vendit tonë me vende të njohura për problematikat e trafikut të narkotikëve. “DEA organizon konferencë për luftën kundër drogave. E trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë”, shkruan Noka.

”DEA organizon konferencë për luftën kundër drogave. E trajton Shqipërinë si Ekuadorin dhe Kolumbinë. Prokurorët e SPAK u takuan me kolegë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, për koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe SHBA”,-shkruan më tej sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?