Noka i ndërpret fjalën nga vendi, Balla ironizon Berishën: Kur përmend komandantët, ti “shpon” Flamurin
Seanca e sotme në Kuvend është zhvilluar me debate dhe replika mes opozitës dhe mazhorancës.
Ndërsa Taulant Balla po fliste për kërkesën e opozitës për rezolutë kundër gjenocidin serb në Kosovë, nga vendi i përgjigjej pa mikrofon Flamur Noka.
“Lere mo Sali pse e shpon Flamurin, po flas për Hashimin. Sa flas për Hashimin, shpon Flamurin. Lëreni partinë po hajde të bashkohemi për vendin. Nuk merrem me persona që kanë vrarë shqiptarë. Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria dhe ju presim nesër në protestë”, iu drejtua Balla Berishës dhe Flamur Nokës.
KOHA JONË SONDAZH

