Norvegjia e para në botë, Shqipëria e fundit në rajon për nivelin e jetesës
Shqipëria është mijëra kilometra larg Norvegjisë, por jo vetëm distanca gjeografike e veçon vendin tonë me vendin nordik.
Sipas raportit të fundit të OKB-së, mes 20 vendeve më të mira për të jetuar 11 prej ndodhen në Evropë dhe 4 të tjera në Azi.
Për sa i përket Ballkanit, Kroacia është e para. Kroacia renditet e 47-ta në botë, e ndjekur nga Maqedonia, e cila renditet në vendin e 81-të. Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina zënë vendin e 85-të në botë.
Në bazë të këtij raporti rezulton se Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Më pas Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania dhe Irlanda.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundmi studimin e nivelit të jetesës ku më keq se Shqipëria janë disa vende të Afrikës.
Në shumë vende me jetesën më të vështirë në botë për të jetuar janë në Afrikë. Disa prej tyre janë: Nigeria, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali. Këto.
Rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë, si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë.