Nostradamusi, dhjetë parashikimet për këtë vit
Nostradamusi, i cili ka lindur në vitin 1503 me emrin Michel de Nostredame dhe ka vdekur në vitin 1566, ka qenë një person i cili është marrë me prodhimin dhe shitjen e ilaçeve mjekësore, mirëpo, i njohur është bërë për parashikimin e një numri të madh të profecive, të cilat janë publikuar në librin “Profecitë”. Konkretisht në këtë libër, i cili fillimisht u bë i famshëm 11 vite para vdekjes së tij, janë parashikuar shumë gjëra dhe ato madje, me qindra vite para se të ndodhin. Ja edhe parashikimet e Nostradamusit për vitin 2015, i cili sapo ka nisur:
1. Dallimet gjuhësore do të zhduken
Nostradamusi ka shkruar që pas zbulimit të një “pajisjeje të re”, bota do të kthehej “në ditët para Bebel-it”. Duket se Nostradamusi ka shkruar për një makinë universale të përkthimit e ndoshta për kompjuterin. Ai ka thënë që ky përparim shumë shpejt do të çonte në përfundimin e dallimeve mes kombeve.
2. Të vdekurit do të ringjallen
“Jo shumë vite pas përfundimit të një mileniumi, kur nuk do të ketë më vend në ferr, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre”, ka shkruar Nostradamusi, duke përfshirë ndoshta këtu edhe vitin në të cilin kemi hyrë.
3. Ekonomia botërore do të pësojë kolaps
Një tjetër parashikim i Nostradamusit ka qenë edhe që ekonomia botërore do të pësojë kolaps. Duke marrë parasysh faktin që jo shumë vite më parë një gjë e tillë për pak sa nuk kishte ndodhur dhe duke parë zhvillimet e fundit, mund të themi që ky
parashikim mund të jetë shumë lehtë i saktë edhe për këtë vit.
4. Shpërthimi në malin Vezuv në Itali
Mali Vezuv do të shpërthejë në të ardhmen dhe shpërthimi i tij do të jetë shumë masiv. Kjo gjë mund të ndodhë në fund të vitit 2015 apo në fillim të vitit 2016. Ky është një tjetër parashikim i bërë nga Nostradamusi, sipas të cilit, para këtij shpërthimi do të ndodhin edhe tërmete të mëdha. Për të kaluar edhe në detaje më të tmerrshme se kaq, duke pohuar se kur llava përfundimisht do të dalë mbi sipërfaqen e tokës, do të vdesin 6.000-16.000 njerëz.
5. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet
“Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut deri në 200 vite. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket sikur të jetë një pesëdhjetëvjeçar”, ka shkruar parashikuesi. Duke përfshirë këtu edhe periudhën e vitit në të cilin kemi hyrë.
6. Rrezatimi do ta djegë tokën
“Mbretërit do ta vjedhin malin, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi në librin e tij. Ky është një përshkrim që përkon me faktin që me prerjen e pyjeve, është hapur vrima e ozonit dhe që e ka ekspozuar tokën ndaj rrezeve ultravioletë.
7. Tërmet i madh në SHBA
Parashikuesi i famshëm ka folur edhe për një fatkeqësi tjetër natyrore, e cila pritet të ndodhë gjatë vitit 2015. Bëhet fjalë për një tërmet të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë, përshkrimi që është dhënë në librin e tij lë të kuptohet që ky tërmet më pas mund të përfundojë me një shpërthim të llavës.
8. Njerëzit do mësohen me kafshët
Përparimet në shkencën e telepatisë do ta mundësojnë bisedimin në mes të njerëzve dhe kafshëve të tyre shtëpiake. Kjo gjë, sipas parashikuesit të famshëm, do të çojë në rritjen e numrit të vegjetarianëve, të cilët pas shoqërimit me kafshët nuk do ta hanë më mishin e tyre.
9. Heqja e taksave në Perëndim
“Pas një rebelimi të madh, njerëzit do të refuzojnë t’u paguajnë taksa mbretërve të tyre”, thuhet në librin e Nostradamusit, duke përfshirë këtu edhe vitin në të cilin kemi hyrë.
10. Kushdo që dëshiron të bëhet prind, duhet të marrë leje nga qeveria
Kohërat kur kushdo që dëshiron, do të mund të bëhet prind do të marrin fund në vitin 2015, pasi që pas këtij viti njerëzve do t’u nevojitet leja nga qeveria për të lindur fëmijë. Kjo mund të jetë një lloj mase për parandalimin e mbipopullimit.