“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Erion Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Ai tha se ka bërë kërkesa për informacion në disa ministri dhe agjenci për një seri çështjes, dhe nuk ka marrë përgjigje.

Madje ai tha se ministri i Bujqësisë, Andis Salla kishte refuzuar interpelancën me të.

“Sot kanë skaduar afatet për kërkesat për informacion me Ministrinë e Brendshme, Bashkinë e Tiranës, me AMF-në, me AKU-në, të gjitha në funksion të një interpelance me ministrin e Brendshëm, dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë. Unë e kuptoj që edhe nëpër zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por që të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin, është e tepërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

I jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në kuadër të interpelancës që thashë dhe kam marrë dy përgjigje prej tyre: një prej agjencisë, e cila thotë “nuk është kompetencë e imja të kthej përgjigje”, dhe një nga ministri që thotë ‘nuk dua të bëj interpelancë me ty se nuk e kam kompetencë’. Kam marrë ligjin për shërbimin veterinar, që ngarkon Ministrinë e Bujqësisë për problematikën që kërkon informacion lidhur me kafshët shoqëruese, të braktisura, shëndetin e tyre dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kam kërkuar të shprehet për kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor. Unë e kuptoj që ka njerëz edhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre. Unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu, që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesa për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?”, deklaroi Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1474 (15.6%)
Jo 7970 (84.4%)

Vota totale: 9444