“Nuk është i aftë për këtë punë”, Sedorfin e shkarkojnë nga Kameruni

Eliminimi nga 1/8-at e Kupës së Afrikës i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kamerunit, Klarenc Sedorf. Ish-mesfushori i Milanit është shkarkuar nga drejtimi i kombëtares afrikane.

Emërimi i Sedorf në krye të Kamerunit, me ndihmës holandezin tjetër, Patrik Klaivert, u konsiderua një surprizë. Ai zëvendësoi trajnerin belg, Hugo Brus, i cili e udhëhoqi Kamerun drejt lavdisë në Kupën e Afrikës në vitin 2017.  Ka qenë ministri i sporteve në Kamerun, Kombi, i cili njoftoi shkarkimin e Sedorfit.

“Kam folur me presidentin në lidhje me dispozitat e kontratës, pasi ekipi ynë Kombëtar ka bërë një loje monotone, jo efikase dhe të lexueshme lehtë.

Nuk kemi një lider real dhe eliminimi nga Kupa e Afrikës, ka vërtetuar paaftësinë e trajnerit tonë duke mos arritur të mbajë grupin dhe disiplinën. Kështu, arritëm në përfundimin se ai nuk është për këtë punë”, u shpreh ministri Kombi.

SHKARKO APP